Bulqizë, sekuestrohen armë e fishekë, në pranga një 50-vjeçar

04/05/2016 00:00

Efektivë të Komisariatit të Bulqizës, në bashkëpunim me sektorin kundër krimeve të rënda të drejtorisë së Dibrës, sekuestruan armë zjarri dhe municione luftarake gjatë një aksioni të ndërmarrë të mërkurën.

Në kuadër të operacionit ka përfunduar në pranga shtetasi Martin Biba, 50  vjeç, banues në Bulqizë dhe i dënuar disa herë më parë për “Plagosje”, “Vetëgjyqësi” e “Kanosje”.

Shtetasi i lartpërmendur  ka tentuar të largohet në momentin e arrestimit  duke u hedhur nga një mur i lartë, ku për pasojë ka dëmtuar këmbën.

Gjatë kontrollit të banesës së ketij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri Kallashnikov me dy krehëra të lidhur me natriban me njëri –tjetrin, 5 arka me fishekë model 56, një krëhër pistolete model 54 me shtatë fishekë brenda tij dhe një bobinë me 500 m fitil detonator.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale  “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe  “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel