
Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një marrëshje për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve. Firmat u hodhën nga dy femra, ministret përkatëse të Ekonomisë, Milva Ekonomi dhe Hykmete Bajrami.
Marrëveshja synon të rregullojë mbrojtjen, promovimin dhe nxitjen e investimeve direkte në Shqipëri dhe në Kosovë.
Ajo u jep investitorëve të secilit vend siguri dhe garanci që investimet e tyre do të mbrohen dhe do të trajtohen në mënyrë të drejtë, në pajtim të plotë me sundimin e ligjit, me standardet dhe praktikat e pranuara ndërkombëtare.
Me nxitjen dhe inkurajimin e investimeve reciproke, kjo marrëveshje synon që të ndihmojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendeve.
Hyrja në fuqi do të bëhet kur palët do të njoftojnë njëra-tjetrën mbi përmbushjen e të gjitha kërkesave ligjore per zbatimin e saj.
Top Channel