
Për të përkujtuar 5-vjetorin e vrasjes së Osama Bin Laden më 2 maj 2011, CIA ka vendosur të nxjerrë në Twitter një farë “direkteje” ku ka ndërtuar fazat e sulmit në Pakistan që çuan në vrasjen e terroristit më të kërkuar në botë.
Në disa postime agjencia amerikane e spiunazhit ka rikrijuar fazat e Operation Neptune Spear me hashtagun #UBLRaid. “Për pervjetorin e 5-të të operacionit Osama Bin Laden në Abbottabad do të postojmë sulmin, si të ndodhte tani”, thuhet në një prej postimeve ët para të CIA-s.
Më pas jepet ulja e helikopterit dhe gjetja e Bin Ladenit të vrarë në katin e tretë të ndërtesës, dhe më pas identifikimi.
Rindërtimi i skenës nga CIA ka sjellë mjaft polemika, por është mbrojtur nga zëdhënësi i saj, Ryan Trapani. Sipas tij, në “përvjetorin e pestë për të kujtuar atë ditë dhe për të nderuar të gjithë ata që kontribuan në suksesin e këtij operacioni”.
Top Channel