Tentuan grabitjen me armë në një banesë, arrestohen

02/05/2016 00:00

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia në Kuçovë pasi kanë tentuar të grabisin me armë në një banesë në këtë qytet.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se personat e arrestuar janë shtetasit Ismet Kumria, 50 vjeç, dhe Artur Polovina, 43 vjeç, të dy banues në Kuçovë. Ndërsa, po në lidhje me këtë ngjarje po procedohet në gjendje të lirë shtetasi A.Sh, 23 vjeç.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin më armë (automatik) banesën e shtetasit F.Sh, 58 vjeç, në Kuçovë.

Sipas policisë, më momentin kur autorët kanë hyrë në oborrin e banesës ku janë konstatuar nga i zoti i shtëpisë shtetasi F.Sh dhe djali i tij shtetasi A.Sh. Autorët janë përleshur me të zotin e shtëpisë dhe djalin e tij. Në përleshje e sipër, sipas policisë, një nga autorët ka qëlluar me armë, si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F.Sh, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Beratit jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy autorëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Artur Polovina u konstatua se në serën në pronësi të tij, ai kultivonte 207 rrënjë bimë narkotike kanabis me një lartësi 120-160 cm të larta.

Në cilësinë e provave materiale, policia sekuestroi edhe një armë kallashnikov, 2 maska, 2 palë dorashka dhe 2 krëhëra me fishekë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel