Idrizi në Vlorë, partia e koalicionit nis riorganizimin

02/05/2016 00:00

PDIU-ja po kërkon zgjerimin e saj në parlamentin e ardhshëm. Shpëtim Idrizi në një takim me strukturat në Vlorë, tha se forca që drejton me strukturimin e ri, do të bëhet një parti e madhe.

“Unë e kam thënë gjithmonë që ne jemi parti e pronës, parti e besimit në zot, parti e çështjes kombëtare shqiptare dhe e themi hapur që jemi edhe parti e bashkimit kombëtar, jo për të bërë retorikë. Ju bëj një thirrje vëllazërore, për të kuptuar momentin shumë të rëndësishëm që Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet është. Deri më sot, kemi qenë një parti fatlume, kemi patur shumë arritje, kemi shumë për të bërë, kemi qenë dhe jemi forca e katër politike në Shqipëri, 7 vjet parlamentare”, u shpreh Idrizi.

Gjatë këtij takimi u kërkua mbështetje nga komuniteti çam i Vlorës, që në zgjedhjet e ardhshme të rritet në dy, numri i deputetëve i PDIU-së, nga ky qark. Idrizi bëri apel që nisma e PDIU-së për heqjen e dekoratave të miratohet sa më parë në Parlamentin e Shqipërisë.

Top Channel