Dorëhiqet kreu i PD në Pogradec

02/05/2016 00:00

Kreu i së djathtës në Pogradec ka dhënë dorëheqjen pas vendimit të së djathtës për të bërë zgjedhje të parakohshme me strukturat.

Renato Preza kreu i degës lokale të PD në Pogradec, pas vendimit të kryesisë për zgjedhje të parakohshme, ka dalë hapur kundrejt këtij vendimi duke lënë mandatin e tij. Përmes një deklarate publike, Preza ka argumentuar se Dega e Pogradecit është fituese dhe ky vendim hedh poshtë lodhjen dhe mundin për arritjen e fitores.

“Ky proces nuk tregon mirënjohjen ndaj anëtarëve të PD, të cilët u ngarkuan me përgjegjësi elektorale. Unë kërkoi falje që nuk pati mirënjohje për ju. Në filozofinë që unë njoh, mandati që fitohet është i shenjtë, nëse nuk ndodh kështu shemben parimet e demokracisë”, shprehet Renato Preza.

Sipas Prezës, ky nuk është standardi korrekt për zgjedhje në parti, pasi ka degë që nuk janë prekur nga ndryshimet territoriale dhe nuk janë prekur nga procesi i votimit, ashtu sikundër ka degë që nga ana territoriale, ashtu si Pogradeci, nuk kanë ndryshuar.

Top Channel