Dëshmia e biznesmenes ndaj Shullazit, Mesila Doda: Dinjitet më shumë se 20 burra

02/05/2016 00:00

Deputetja e PDIU, Mesila Doda reagoi pas denoncimit të një biznesmeneje ndaj Emiljano Shullazit.

Në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, Mesila Doda shkruan se, policia duhet të marrë masat për ta mbrojtur familjen e saj, për ta kthyer aktin e saj ne inspirim për të tjerët.

Në mesazh thuhet se, “E çuditshme, një grua ka pasur dinjitet dhe burrëri më shumë se 20 burra bashkë, përfshi dhe 2 rektorë që e hëngrën turpin me bukë pasi nakatosën një vend të tërë”.

“I drejtohem organeve ligjzbatuese dhe i kërkoj që ndaj kësaj zonje dhe familjes së saj të vihen masa të veçanta mbrojtje më qëllim që të shërbejë jo si shembull dekurajues, por si model inspirimi e kuraje”, shkruan deputetja.

Top Channel