Aksident me një të vdekur në Velipojë

01/05/2016 10:30

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në plazhin e Velipojës, në vendin e quajtur “Hidrovori”.

Viktima është shtetasi Elsid Leva, 24 vjeç, nga Shkodra.

Sipas policisë, 24-vjeçari po lëvizte i vetëm me automjetin tip Benz me targë AA 325 DH dhe si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara, automjeti ka përfunduar në kanalin e hidrovorit.

Sipas banorëve, problem në këtë pjesë të rrugës është dhe sinjalistika rrugore dhe elementet mbrojtëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA