Dy të rinj janë arrestuar nga agjentë të policisë së Elbasanit në orët e fundit, teksa përpiqeshin të kryenin grabitjen e radhës në një banesë.
Sipas një njoftimi të drejtorisë lokale të policisë, në pranga kanë rënë shtetasi Fation Peqini dhe vëllai i tij i vogël, R.P, përkatësisht 20 dhe 14 vjeç.
Sipas njoftimit, gjatë orëve të natës dy të rinjtë kishin bastisur dy shtëpi, duke vjedhur në të parën sende me vlerë rreth 15 mijë lekë dhe në të dytën një shumë parash prej 220 mijë lekësh.
Pas marrjes së informacioneve blutë e Elbasanit u vunë në lëvizje dhe shumë shpejt bënë identifikimin dhe lokalizimin e dy të rinjve, të cilët në momentin e arrestimit po përpiqeshin të vidhnin një tjetër shtëpi.
Nga autoritetet lokale mësohet se, materialet hetimore tashmë i kanë kaluar prokurorisë, e cila ka ngritur akuzat e “vjedhjes së kryer në bashkëpunim” dhe “vjedhje e mbetur në tentativë”.
Top Channel