Qeveria: Ja e vërteta e akuzave të PD për OSHEE-në

30/04/2016 00:00

Qeveria u kundërpërgjigj përmes portalit të saj Transparenca akuzave të Partisë Demokratike për abuzime në sektorin e energjisë nga ana e OSHEE-së.

Qeveria sqaron së pari se kontrata për shërbimin e makinave është lidhur në vitin 2010, kur OSHEE menaxhohej nga privati. Kjo kontratë nuk shërben për blerjen e makinave luksoze ashtu siç pretendon PD, por është një kontratë qiraje.

Së dyti, thuhet në reagim, tenderi për trajnimin e stafit të OSHEE ka qenë i hapur, online dhe i zhvilluar plotësisht me procedura transparente në APP..
 
Së treti, sqarohet në portal, procedurat për tenderin e organizimit të eventeve janë plotësisht transparente, online dhe të hapura për cilindo që plotësonte kriteret.

Top Channel