Pornografia online, pesë vajzat në hetim në gjendje të lirë

30/04/2016 00:00

Policia dhe prokuroria e Tiranës, kanë thelluar hetimet, ndaj fenomenit të pornografise on line, i cili fillimisht u denoncua nga emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel dhe më pas policia nisi hetimet në gjendje të lirë ndaj 5 vajzave.

Përveç chat-line-it pornografik, grupi i hetimit ka dyshime se tre vajzat e punësuara në mënyre të paligjshme nga dy menaxheret, linin takime me klientët, duke ushtruar në këtë mënyrë prostitucionin kundrejt pagesave.

Për këtë arsye, grupi i hetimit është duke verifikuar njësitë qendrore kompjuterike, që tashmë janë sekuestruar, ku pritet të zbardhen bisedat dhe caktimin e takimeve me kliente të ndryshëm.

Nëse kjo vërtetohet, atëherë mbi vajzat, mund të rëndojë edhe akuza e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Ky aktivitet i paligjshëm kryhej në dy ambiente të marra me qera nga menaxherët e kompanisë “Adult Work”, chat line, njëri në Rrugën e Kavajës dhe tjetri pranë Unazes së Re.

Paralelisht me këtë hetim, policia pritet të verifikojë edhe dhjetra salla të tjera call center që ushtrojne aktivitetin në kryeqytet.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta