Lehtësi për bujqësinë, paketa firmoset javën e ardhshme

30/04/2016 00:00

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi se të martën do të firmosë ndryshimet në paketën e re të bujqësisë, të cilat u lejojnë fermerëve kryerjen e disa pagesave në dore, po ashtu parashikon një sërë lehtësish proceduriale.

“Lejojmë edhe shitjet e vogla me parë në dorë, që i lehtëson punën bujqësisë. Do të krijojmë edhe mundësinë e dërgesë automatike në tatime për t’u njohur fatura kompjuterike dhe t’i klasifikojmë si kompani me risk zero, që do të thotë që do të përfitojnë automatikisht pa kontroll brenda 30 ditëve nëse ato eksportojnë, TVSH”, thotë Ahmetaj.

Pas dy javësh, tha Ahmetaj, do të prezantohet aplikacioni i “Tatim-paguesit Dixhitalë”, i cili do të jetë një instrument në favor të sipërmarrjes për të adresuar në Ministrinë e Financave pyetje, sugjerime, denoncime dhe kërkesa për informacion.

Ai i bëri thirrje administratës tatimore dhe doganore për komunikim dhe shërbim cilësor ndaj sipërmarrjes.

“Ka një mënyrë shumë më të mirë për të zbatuar ligjin me këmbëngule, modesti, transparencë duke dëgjuar, pa ulëritur, pa qenë vulgarë dhe pa qenë mendjemadh. Jemi në betejë me informalitetin, jo me sipërmarrjen”, tha ai.

Ahmetaj ishte në një takim me drejtuesit e administratës fiskale në Elbasan me të cilët foli për fazën e dytë të aksionit kundër informalitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA