Fier, pranga 55-vjeçarit me 1.500 fara kanabis
30/04/2016 09:45
Një 55-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Fier pasi është kapur në zotërim të 1.500 farave bime narkotike të llojit kanabis.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se, në pranga ka rënë shtetasi Astrit Hodo, banues në lagjen Allias të kryeqytetit.
Ndalimi i tij është bërë në hyrje të autostradës Levan-Tepelenë, ku automjeti i tij tip “Benz” me targë “AA 913 LG” i është nënshtruar kontrollit.
Farat e bimëve narkotike janë gjetur në një çantë të 55-vjeçarit, saktësojnë burimet, të cilat shtojnë se materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit.
Top Channel