Pogba: Dua të bëhem legjendë futbolli

29/04/2016 13:45

Paul Pogba nuk fsheh asgjë në lidhje me objektivat dhe të ardhmen e tij. Në një intervistë për të përditshmen italiane “La Repubblica“, mesfushori francez i shprehu hapur ambiciet e tij, duke deklaruar se 4 tituj kampionë në Itali nuk i mjaftojnë.

“Katër tituj kampionë nuk e kënaqin ambicien time. Që i vogël kam pasur këtë karakter. Unë dua të shkruaj historinë dhe të bëhem mesfushori më i mirë në botë. Mesfushori që dëshiroj të jem është ai që di të bëjë gjithçka mirë: gjuajtjen në portë, driblimin, shënimin e golave dhe mbrojtjen. Dua të jem më i mirë se Lampard“, tha Pogba.

Francezi është vënë prej kohësh në shënjestrën e klubeve evropiane, por duket se nuk i dëgjon shumë sirenat e merkatos që bien rreth tij.

“Kam një kontratë me Juventusin. Nuk është se sa të zgjohem do të shkoj në Angli”, tha futbollisti 23 vjeçar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA