
Pas publikimit të ngjarjes në “Fiks fare”, policia e Tiranës ka nisur hetimet për pesë vajza në akuzën e pornografisë.
Në sajë të operacionit “Hotline” ka nisur hetimi në gjendje të lirë për E. Ll., 18 vjeçe, V. V., 22 vjeçe, R. K., 25 vjeçe, L. N., 23 vjeçe, F. J., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.
Tre vajzat e para dyshohet se kanë kryer veprimtari të paligjshme ‘chat line’. Ato ishin punësuar në mënyrë të paligjshme nga L. N dhe F. J. Këto të fundit menaxhere të kompanisë “Adult Work”.
Kjo veprimtari e paligjshme kriminale zhvillohej në zonën e Unazës së re pranë “Astirit” dhe në rrugën e Kavajës. Policia ka sekuestruar 7 njësi qëndrore dhe monitorët përkatës, 7 web camera, 10 lodra sexuale dhe tre telefona celularë.
Top Channel