Gjyqi ndaj mjekut, tension mes tij dhe familjarëve të viktimës

29/04/2016 00:00

Tensioni mes familjarëve të së ndjerës, Doriana Haka, ish-bashkëshortes së futbollistit të Partizanit, Alban Hoxha, që humbi jetën pas lindjes së djalit, dhe mjekut, Petrit Rexhepi, të akuzuar për këtë vdekje, kanë mbizotëruar seancën e radhës gjyqësore në Gjykatën e Tiranës.

Kërkesat e të pandehurit Rexhepi dhe avokatit të tij, për thirrjen e dëshmitarëve të tjerë ka ngjallur reagimin e familjarëve të Dorianës të cilët kanë shkëmbyer akuza dhe fyerje në sallën e gjyqit.

Sipas familjarëve të së ndjerës, kërkesat për thirrjen e dëshmitarëve të rinj që nuk dinë asgjë për ngjarjen, pasi në operacion ka qenë i pandehuri Rexhepi, bëhen thjesht për të zvarritur procesin.

“Thërriten dëshmitarë pa arsye kur Prokuroria duhet ta mbylli çështjen. Unë besoj shumë te drejtësia, ndryshe nuk do ta kisha bërë kallëzimin, por zgjatja nuk më pëlqen.

Së bashku me gjinekologun Rexhepi, në këtë proces është e pandehur për akuzën e mjekimit të pakujdesshëm edhe anestezistja, Elona Burba.

Top Channel