Dopingu shfaqet edhe në boks. Meksikani Francisco Vargas rezultoi pozitiv në testet antidoping me substancën clenbuterol, të kryera nga Shoqata Vullnetare Antidoping (WADA). Clenbuterol-i është përdorur nga sportistët për të humbur peshë dhe është në listën e substancave të ndaluara të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Francisco Vargas, i cili do të zhvillojë një ndeshje me Orlando Salidon në 4 qershor në Kaliforni, e kërkoi vetë kryerjen e këtij testi. Kjo u theksua edhe në një komunikatë të kompanisë promovuese të sfidës, Golden Boy.
“Vargas kërkoi në mënyrë vullnetare zhvillimin e testeve antidoping në prag të ndeshjes së tij në 4 qershor. Ai beson se rezultati pozitiv në teste u shfaq për shkak të konsumimit të mishit në Meksikë, ku clenbuterol-i përdoret gjerësisht nga fermerët”.
Golden Boy në komunikatën e tij thekson se Vargas do të jetë krejtësisht i pastër për ndeshjen e 4 qershorit dhe se ai do të largohet menjëherë në drejtim të SHBA-së, në mënyrë që kjo situatë të mos përsëritet. Vargas gjithashtu po bashkëpunon me Komisionin e Sportit të Kalifornisë për t’iu nështruar të gjitha testeve që kërkohen.
Top Channel