Amir Abrashi në Bundesligë

29/04/2016 00:00

Amir Abrashi do të luajë në kampionatin elitar gjerman sezonin e ardhshëm. Kjo u konfirmua të premten në mbrëmje pasi skuadra e tij, Freiburg fitoi 1-2 në transfertën ndaj Paderborn.

Golat e Petersen dhe Frantz zhvelërsuan atë të Stoppelkamp duke bërë që skudra e Freiburg të festojë me 3 ndeshje nga fundi.

Abrashi, i cili u transferua verën e kaluar te kjo skuadër, luajti për 90 minuta duke u konfirmuar si një lojtar i rëndësishëm për gjermanët.

Edhe Valdet Rama me Munich 1860 morën një fitore 2-0 në Hamburg kundër Sant Paul, duke bërë që t’i largohen zonës “play-out”. Rama u aktivizua për 45 minuta.

FSV Frankfurt u trupërua në shtëpi pasi u mposht 1-4 nga Kaiserslautern dhe për pasojë zbriti në zonën “play-out”. Kapllani u fut në lojë në minutën e 81-të, por nuk arriti të bënte asgjë, ndërsa Halili ishte në stol.

Top Channel