
Statuja e famshme e Krishtit në Rio De Zhaneiro ndryshon ngjyra kur kanë mbetur edhe 100 ditë nga fillimi i Lojërave Olimpike të këtij viti.
Në këtë statujë, simbol të qytetit të Rios, u përdorën me qindra projektorë LED për të ndryshuar pamjen e saj dhe për ta veshur atë me ngjyrën e verdhë dhe të gjelbër, për t’i dhënë nota patriotike.
Lojërat Olimpike të Rios do të nisin në 5 gusht, por ngjarja më e madhe sportive në botë duket se do të errësohet plotësisht nga kriza e thellë politike që ka mbërthyer vendin.
Presidentja Dilma Rusef do të përballet me akuza të rënda, ndërkohë që vendi po përjeton skadalin më të madh të korrupsionit si dhe po e sheh veten në recesionin më të thellë ekonomik që nga viti 1930.
Top Channel