Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto prezantoi aplikacionin e ri që jep informacionin e nevojshëm për te gjitha itineraret dhe oraret e transportit publik.

Në një deklaratë për mediat ministri tha se, aplikacioni “Smart Travel Albania” është lehtësisht i përdorueshwm. “Mjafton pasja e një telefoni smart që bën të mundur shkarkimin dhe më pas përdorimin”, tha ai.

Sipas tij, ky aplikacion vjen në kohën e duhur, pasi shumë shpejt hapet edhe sezoni turistik dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për turistët e huaj që do të vizitojnë vendin.

Haxhinasto tha se, në muajin maj përfundon e gjithë paketa ligjore për reformën në transportin ndërurban.

Top Channel