Konsumi i energjisë, bie numri i atyre nën 300 kv/h

28/04/2016 15:30

Numri i familjeve që konsumojnë më pak se 300 kilovat/orë energji në muaj është ulur gjatë 2015. Sipas raportit të Entit Rregullator të Energjisë për vitin që shkoi, 56 përqind e konsumatorëve familjarë harxhojnë nën 300 kilovat, ndërsa në 2014 kjo shifër ishte 58,26%.

E kundërta ka ndodhur me numrin e familjeve që konsumojne mbi 300 kilovat, që nga 21, 56% në 2014 ka shkuar në 22,17 përqind në 2015.

“Vërejmë që ka një rënie. Kjo pjesë e konsumatorëve, ky spostim që është afërsisht 2 % reduktim krahasuar me vitin e kaluar, është transferuar drejt fashës mbi 300 kilovat ku kemi një rritje prej 5 %”, tha Albana Ferraj, drejtore e divizonit tregtar OSHEE.

Ky ndryshim përkon me ndryshimin e strukturës së çmimit. Më parë 300 kilovatët e parë paguheshin 7,7 lekë, ndërsa sasia mbi këtë nivel me 12,5 lekë. Në janar të 2015 e në vazhdim ERE unifikoi çmimin për familjarët në 9,5 lekë për kilovat/orë.

Ajo që bie në sy duke krahasuar raportet numri i lartë i klientëve me tarifimin zero, që sipas OSHEE lidhet kryesisht, me spostimet e popullsisë, shtëpitë e dyta apo të emigrantëve.

Për raportin e ERE-s reagoi edhe Partia Demokratike. Deputetja Jorida Tabaku tha se çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët u rrit me rreth 13 për qind gjatë 2015.

“Kështu raporti ERE, nxjerr edhe njëherë në pah genjeshtrën qeveritare se çmimi mesatar do të ulej për të gjithë konsumatorët. Duke faktuar edhe një herë se sot të gjithë konsumatorët, biznese apo familje, paguajnë 11.22 lekë/kilovat nga 9.22 që paguanin më parë.

Eshtë e vërtetë që OSHEE ka arritur të mbledhë 12.25 mld lekë detyrime të prapambetura nga ana e qytetarëve nga viti 2007-2014, por nuk duhet harruar që borxhi që kjo kompani ka krijuar nga administrimi rilindas është pak më i lartë, 13.29 mld lekë vetëm në një vit”, tha Tabaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA