Rritja e numrit të sulmeve kibernetike ndaj rrjeteve të federatës amerikane, ka shtyrë ushtrinë gjermane të “armatoset” kundër tyre, duke krijuar një drejtori të posaçme me 13.500 punonjës.

Në bazë të planit, drejtoria e re e përgjithshme me emrin “Hapësira kibernetike dhe informative” do të zgjerohet deri në vitin 2021 dhe do të jetë në gjendje të plotë operacionale.

Aktualisht, çdo ditë numërohen rreth 6500 sulme ndaj rrjeteve të federatës. Sektori i ri organizativ i Bundeswehr-it do të ketë një inspektor të vetin.

13.500 vendet e reja të punës nuk do të hapen nga e para -por, në 90 për qind të tyre – do të krijohen nga forcat e IT-së të shpërndara në radhët ushtarake dhe civile të të gjithë ushtrisë.

Top Channel