Publikohet remiksi i “Hey, Hey, Hey”
27/04/2016 00:00
Lyrical Son i surprizoi të gjithë kur lançoi këngën e tij me titull “Hey, Hey, Hey”. Reperin e njohur shihnim për herë të parë në një baladë, e cila për fatin e tij të mirë, rezultoi mjaft e suksesshme.
E në fakt, pikërisht për shkak të këtij suksesi e pëlqyeshmërie që ka pasur kënga, Lyrical Son vendosi ta sjell këtë projekt edhe në versionin “remix”.
Ai ka bashkëpunuar me K-Master, Mensur Cakiqi dhe Eros Qerimi për të sjellë versionin e ri të këngës “Hey, Hey, Hey”, e cila është publikuar tre muaj më parë dhe ka arritur të grumbullojë më shumë se 2 milionë klikime.
Top Channel