Toronto Raptors dhe Atlanta Hawks rimarrin kyesimin në ndeshjet e tyre ndaj Indiana Pacers dhe Boston Celtics në fazën e “playoff”-it të NBA. Në “Air Canada Center”, skuadra e Raptors e fitoi sfidën me Pacers me reultatin 102-99, për ta çuar rezultatin në serinë e ndeshjeve me të në 3-2.
Indiana e nisi mjaft mirë takimin, duke krijuar një avantazh pikësh me Toronton në +17. Indiana arriti ta ruajë avantazhin deri në 12 minutëshin e fundit, kur u përmbys situata. Toronto falë pikëve të Bijombo, Ross e Powell arriti të barazojë shifrat në 92-92, për të marrë më pas kryesimin në 98-92. Pas kësaj, skuadrat luftuan për çdo pikë dhe 16 sekonda nga fundi i ndeshjes Indiana ishte vetëm 1 pikë më pak se Toronto.
Me rezultatin 102-99, Indiana bëri edhe tentativën e fundit me Hill, i cili shënoi nga distanca e tre pikëve, por që arbitrat falë edhe përsëritjes së imazhit, e anuluan pasi gjuajtja ishte realizuar pas përfundimit të kohës, duke bërë që Toronto të marrë fitoren e tretë ndaj Pacers.
Ndërsa Atlanta e mundi Bostonin në “Philips Arena” me rezultatin 110-83 dhe seria e ndeshjeve me të shkon në 3-2. Skuadra nga Miçigani e nisi më mirë këtë sfidë, duke marrë kryesimin e saj deri në 10 pikë diferencë, por Atlanta iu kundërpërgjigj menjëherë dhe pas një rezultati të pjesshëm 28-8 e mbylli pjesën e parë me avantazhin 47-39.
Në periodën e tretë u shfaqen Korver, Bazemore dhe Millsap për ta thelluar diferencën në 22 pikë. Në 12 minutat e fundit Boston humbi edhe shërbimin e Thomas, i cili ndrydhi kaviljen, ndërkohë që Atlanta vijoi me dominimin e saj deri në fund të ndeshjes.
Top Channel