Ekonomi, takim me biznesin për nxitjen e investimeve

27/04/2016 00:00

Nën drejtimin e ministres së Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi u mblodh këtë të mërkurë Këshilli i Investimeve. Ky organizëm ka për qëllim bashkërendimin e punës me biznesin për nxitjen e investmeve në vend.

Sipas ministres Ekonomi, sipërmarrësit e huaj mund t’i drejtohen lehtësisht agjencisë shqiptare për nxitjen e investimeve, pasi procedurat janë përqendruar në këtë ent. Çdo projekt detajohet dhe më pas shkon për miratimin në Komitetin e Invetsimeve Strategjike.

Ajo shtoi se klima e biznesit është përmirësuar dhe situata është optimiste edhe për të ardhmen. Ministrja u ndal edhe tek lufta ndaj informalitetit, për të cilën tha se do të vazhdojë me strategji konkrete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA