Nishani, vizitë pune në Bashkimin Evropian dhe në NATO

26/04/2016 14:25

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është nisur këtë të martë drejt Brukselit, në kuadër të një vizite pune në institucionet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Sipas një njoftimi për shtyp të Presidencës, Nishani gjatë kësaj vizite do të takohet me presidentin e KiE, Donald Tusk; presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz; si dhe sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Në takimet në fjalë, saktëson njoftimi, do të diskutohet për integrimin europian të Shqipërisë, si dhe për përgjegjësitë e vendit si anëtar i NATO-s, në përballjen me sfidat aktuale.

Mësohet se Nishani do të zhvillojë edhe një mëngjes pune të organizuar nga Instituti Transatlantik dhe presidenca holandeze e BE, si dhe një takim me komunitetin shqiptar në Belgjikë.

Top Channel