Cristiano Ronaldo është mungesa e madhe e Realit të Madridit në gjysmëfinalen e parë të Champions League ndaj Manchester City-t. Sulmuesi portugez nuk i ka kapërcyer dot problemet e tij fizike që e lanë jashtë grumbullimit të skuadrës edhe për fundjavën e kampionatit, e për këtë arsye nuk do të zbresë në fushë për supersfidën e sotme.
Cristiano, i cili do e shohë ndeshjen nga stoli i rezervave, do të zëvendësohet në formacionin titullar të madrilenëve nga Lucas Vazquez.
Formacioni i Realit: Keylor; Carvajal, Pepe, Ramos, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Lucas Vázquez, Benzema dhe Bale.
Formacioni i Manchester City: Hart; Sagna, Kompany, Otamendi, Clichy; Fernando, Fernandinho; Navas, Silva, De Bruyne dhe Agüero.
Top Channel