Shqiptarët humbin 1 deputet, Vuçiç merr mbi 1000 vota në Luginën e Preshevës

25/04/2016 00:00

Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të përfaqësohen në Kuvendin e Serbisë më të paktën një deputet.

Partia për Veprim Demokratik ka arritur që të ketë vota të mjaftueshme, ndërsa në pushtetin lokal partitë pritet të qartësojnë qëndrimet e tyre pas formimit të kuvendeve.

Shqiptarët kanë treguar një interesim për zgjedhjet lokale më shumë se sa për ato parlamentare. Në Kuvendin e Serbisë thonë se do të ngrenë zërin për shqiptarët.

“Falënderoj të gjithë votuesit e Luginës së Preshevës që patën besimin të na legjitimojnë dhe t’i përfaqësojmë denjësisht në Parlament dhe të jemi zëri aktiv në zgjidhjen e shumë problemeve. Mund të merrnim edhe deputetin e dytë, por fatkeqësisht për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve nga partitë politike, votat u hodhën për listën e Aleksandër Vuçiç”, deklaroi Ardita Sinani nga PVD.

Problemet e vjetra i presin shqiptarët që nuk kanë pasur ndonjë dialog serioz deri më tani me Beogradin për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Top Channel