PD-ja mendon bojkot 10-ditor të Parlamentit

25/04/2016 11:50

Paraditen e së hënës u mblodh grupi parlamentar i Partisë Demokratike, që diskutoi vendimin për përjashtimin me 10 ditë të Berishës, për thirrjen e tij ndaj popullit për t’u armatosur.

“Iu bëj thirrje qytetarëve që të armatosen për të mbrojtur veten dhe sigurinë e tyre. Nëse ju kërcënoni me banda opozitën, qytetarët janë të gatshëm t’ju kundërshtojnë me armë e të mos gjeni vrimë ku të futeni. Armatosen amerikanët, armatosen të gjithë qytetarët. Me këtë organizatë kriminale në pushtet nuk ka siguri, rend dhe qetësi”, ka thënë Berisha.

Grupi i PD-së shqyrtoi mundësinë e bojkotit 10-ditor, aq sa është masa e përjashtimit të Berishës. Gjithashtu po shqyrton mundësinë e bllokimit të seancës parlamentare të së enjtes.

Top Channel