Komiteti Organizator i Lojërave Olimpike të Tokios prezantoi logon e ngjarjes më të madhe sportive që do të zhvillohet në vitin 2020. Komiteti i Zgjedhjes së Emblemës së “Tokyo 2020” e bëri zgjedhjen e tij përfundimtare me 4 kandidatëve finalistë, ndërkohë që fillimisht në garë ishin rreth 14600 propozime.
Për logon finale të Lojërave Olimpike 2020, që është ajo me titull “Harmonised Checkered Emblem” u votua nga 13 prej 21 anëtarëve të komitetit. Krijuesi i kësaj logoje, Asao Tokoro theksoi se fitorja e këtij konkursi ishte një surprizë për të dhe se ai është shumë i emocionuar.
Vitin e kaluar, në Japoni u publikua edhe një logo tjetër për Lojërat Olimpike të 2020-s, por që u eliminua nga organizatorët, pasi u shfaqën shumë pakënaqësi dhe dyshime të mëdha për përdorimin e saj, duke bërë që të zhvillohej një tjetër konkurs në këtë aspekt.
Top Channel