Hummels, te Bayern Munchen për 30 milionë euro

25/04/2016 14:10

Bajerni i Mynihut i rrëmben një tjetër futbollist Borusias së Dortmundit. Pas Levandovskit e Gëtzes, është Mats Humels ai që do të lërë verdhezinjtë për t’u bashkuar me kampionët e Gjermanisë.

Sipas të përditshmes gjermane Bild, bavarezët do të paguajnë 30 milionë euro për kartonin e Hummelsit, ndërkohë që futbollisti do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.

Emri i Hummelsit përmendej prej muajsh në zërat e merkatos, pasi për të shfaqën interes edhe klube të tillë si Liverpuli, Mançester Junajtid dhe Barcelona, por në fund ai që doli i fituar ishte Bajerni.

Matts Hummels ka qenë pjesë e akademisë së Bajernit të Mynihut, ku hyri që në moshën 6-vjeçare, por mungesa e mundësive për të qenë pjesë e ekipit të parë bëri që ai në vitin 2008 të transferohej te Borusia e Dortmundit.

Sezonin e ardhshëm ai do të rikthehet te Bajerni për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Ancelotti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA