Zgjedhjet në PS, Blushi jashtë kryesisë. Ruçi rizgjidhet në postin e Sekretarit të Përgjithshëm

23/04/2016 18:40

Asambleja Kombëtare votoi kryesinë e re të Partisë Socialiste me të cilën kryesocialisti Edi Rama do të udhëheqë partinë më të madhe në vend drejt zgjedhjeve të 2017-s. Në listën e zonjave socialiste më të votuarat ishin ministret Gjermeni dhe Kodheli së bashku me deputeten Vasilika Hysi.

Tre kandidatet Anila Shehu, Klotilda Ferhati dhe Ogerta Manastriliu në garë për antare të kryesisë, që të treja prurje të reja në PS, ishin më pak të votuarat. Asambleja nuk e votoi mjaftueshëm edhe Ermonela Felajn, ministre e Marrëdhënieve me Parlamentin, për të qenë pjesë e kryesisë.

Ndërsa gara e zotërinjve socialistë ku në fletën e votimit ishin zv.kryeministri Peleshi, 5 ministra, 4 kryebashkiakë dhe 7 deputetë, prodhoi një garë të fortë për 13 vendet e tyre në kryesi.

Dy më të votuarit me numër të barabartë votash, 241, ishin Pandeli Majko dhe Blendi Klosi, pasuar nga Erion Veliaj 236 vota ndërsa Saimir Tahiri mori 234 vota.

Më pak të votuarit që mbetën jashtë kryesisë janë deputetët Bensnik Bare, Eduard Shalsi dhe Ulsi Manja së bashku me kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini.

Postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, të rikthyer me ndryshimet statutore, do ta mbajë Gramoz Ruçi pas një votimi që ishte thjesht formalitet, pasi nuk pati rivalë. Asambledhja zgjodhi gjithshtu edhe sekretariatin ekzekutiv me 6 sekretarë.

Sekretar i Përgjithshëm: Gramoz Ruçi

Kryesia:
Arben Ahmetaj
Armando Subashi
Blendi Klosi
Damian Gjiknuri
Ditmir Bushati
Eglantina Gjermeni,
Erion Braçe
Erion Veliaj
Evis Kushi,
Fatmir Xhafaj
Lindita Nikolla,
Mimi Kodheli,
Niko Peleshi
Olta Xhaçka
Pandeli Majko
Saimiri Tahiri
Taulant Balla
Valentina Leskaj
Vangjush Dako
Vasilika Hysi

Sekretariati Ekzekutiv:
Sekretar për Organizimin Administrativ: Bashkim Fino
Sekretar për Organizimin Digjital: Alfred Peza
Sekretar për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet me Koalicionin: Musa Ulqini
Sekretare e Rinisë: Elisa Spiropali
Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin: Koço Kokëdhima
Sekretare për Koordinimin Elektoral: Blerina Gjylameti

Koordinator Kombëtar për Programin: Ilir Beqaj

Top Channel