Reforma në drejtësi, LSI: Gati ta votojmë që nesër

23/04/2016 12:55

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, reforma në drejtësi është e domosdoshme dhe duhet të ishte kryer vite më parë.

Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama, i cili ka ftuar PD dhe PS që të gjejnë gjuhën që bashkon interesin europian të shqiptarëve tek realizimi sa më parë i saj.

“Kjo nuk është një çështje interesi individual apo partiak, është çështje interesi për qytetarët shqiptarë, që drejtësia të ketë standarde europiane”, ka deklaruar Rama.

Ai ka nënvizuar se, LSI është e gatshme në çdo kohë të kontribuojë për miratimin e saj. “Ne jemi gati që nesër. LSI do të vijojë të jetë kontribuese për reformën në drejtësi dhe çdo reformë tjetër europianizuese”, ka shtuar Rama.

Top Channel