Të ardhurat e klubeve. Kush përfitoi më shumë në sezonin 2014-2015?

22/04/2016 12:35

Manchester United është klubi që siguroi më shumë të ardhura në sezonin 2014/2015. “Djajtë e Kuq” kyesojnë klasifikimin e përpiluar nga revista amerikane “Forbes” me 168.24 milionë euro të përfituara në atë sezon. “Forbes” e përgatiti këtë renditje duke u bazuar te të ardhurat nga të drejtat televizive, shitja e fanelave, marketingu si dhe te rregullat e reja të “Fair Play”-t financiar.

Ajo që të bën përshtypje është se 10 vendet e para janë të zaptuara nga klubet evropiane, që në total në sezonin 2014/2015 siguruan 982.05 milionë euro. Menjëherë pas Manchester United, në vendin e dytë renditet Reali i Madridit me 143.46 milionë euro, ndërsa i treti është Manchester City me 116.01 milionë euro.

Pas tyre pozicionohen Arsenali, Liverpuli dhe Barcelona, të ndjekur nga Juventusi, Totenhami e Schalke 04. Klubi që mbyll dhjetëshen e skuadrave me më shumë të ardhura në sezonin e kaluar është Bayern Munchen, me 53.14 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA