Takimi Bushati-Kotzias: Një hap përpara drejt zgjidhjes se problemeve mes 2 vendeve

22/04/2016 00:00

Në kuadrin e ministerialit të Selanikut me temë kryesore përballimin e sfidave nga kriza e refugjatëve,për rreth 40 minuta krerët e diplomacisë shqiptare dhe greke, Ditmir Bushati dhe Nikos Koztias, kanë zhvilluar një takim dypalësh.

“Besoj se nëse me Shqipërinë do të tregojmë racionalitet dhe projekte do të zhvillojmë marrëdhënie në mënyrë të shkëlqyer. Kemi 625 mijë emigrantë shqiptarë, prej tyre kanë marrë nënshtetësinë me ligjin e ri të qeverisë 115 mijë persona, ndërsa 6500 prej tyre kanë biznese në Greqi”, deklaroi ministri i Jashtëm grek, Nikos Koztias.

“Është një proces i cili bazohet mbi ndërsjelltësinë dhe mbi nevojën për të mbyllur një nga një të gjitha çështjet që qëndrojnë të hapura prej shumë e shumë kohësh. Nuk është një proces i lehtë. Duhet ta themi që nuk kemi një çelës të artë për t’i dhënë një zgjidhje universale për të gjithë gamën e problematikës”, tha ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

Vijimi i një dialogu të sinqertë midis dy qeverive ka rëndësinë e tij për rritjen e frymës së besimit dhe nevojës së kalimit në veprime konkrete.

Top Channel