Dy kolosë të botës virtuale ruse ia kanë kaluar me të ardhurat e mbledhura industrive tradicionale të ekonomisë ruse, si fabrikës së helikopterëve Kazan, apo Sukohj, që prodhon që prej epokës sovietike avionët më të mirë civilë e ushtarakë.

Të dhënat janë publikuar këtë të premte nga RBK, një grup mediatik mjaftueshëm i pavarur për të publikuar lajmë që nuk i pëlqejnë edhe aq qeverisë.

Bëhet fjalë për klasifikimin vjetor të 50 kompanive më të pasura të Rusisë, në të cilën është verifikuar një rrokadë e papritur. Sukohj ka rënë nga vendi i parë në të katërtin, ndërsa Kazan është ngjitur nga i katërti në të tretin.

Në vend të parë është “Mail.ru”, e ndjekur nga kolosi tjetër “Yandex”. Kompania e parë ofron shërbime interneti dhe shërben si postë elektronike, ndërsa e dyta është një motor kërkimi si Google. Ajo që i bashkon është influenca e tyre, që është në një rritje konstante.

Ato kanë mundur konkurrencën e kompanive ushtarake pavarësisht ekspozimit që ato u kanë bërë produkteve të tyre në fushatën e fundit ushtarake ruse në Siri.

Top Channel