Noka: “Klyshi i Shullazit”, frikë nga inkriminimi. Ndaj sulmoi Nishanin

22/04/2016 21:50

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar mbrëmjen e së premtes me tone të ashpra ndaj deklaratës së ministrit të Brendshëm ndaj kreut të shtetit.

“Klyshi i Shullazit, Saimir Tahiri sulmoi sot presidentin e Republikës me etiketimet që përdoren zakonisht në bandën e Milit, ku ai bën pjesë. Si ushtar krenar i Shullazit që është, Tahiri shkrehu sot armët ndaj kreut të shtetit, i cili bëri të ditur një fakt tronditës se informacioni për 1.000 oficere policie të inkriminuar gjendet ne tavolinën e ministrit të Brendshëm”, ka deklaruar Noka.

Por ministri i Brendshëm, sipas tij, është në ethe të rënda sepse gjysma e bandës ku bën pjesë gjendet brenda.

“Dhe së shpejti banda do bashkohet pikërisht për shkak të inkriminimit që denoncon presidenti. Ndaj s’duron dot këlyshi i Shullazit kur dëgjon fjalën “inkriminim” dhe nxjerr putrat nga zemërimi”, ka thënë Noka.

Top Channel