NBA, Harden gjunjëzon Golden State

22/04/2016 12:05

Houston Rockets mposht Golden State Warriors 97-96, duke e shkurtuar në 2-1 serinë e ndeshjeve të “playoff”-it me kampionët në fuqi të NBA, me këta të fundit që edhe këtë radhë ishin në parket pa Stephen Curry.

Në “Toyota Center”, Houston i drejtuar nga James Harden, i cili shënoi 35 pikë, ishte gjatë gjithë kohës në avantazh në këtë takim dhe vetëm në sekondat e fundit Golden State vendosi që të ndryshojë gjërat për t’iu afruar fitores së tretë. Por Harden ishte në një ditë të shkëlqyer dhe kur kishin mbetur 2 sekonda nga fundi i takimit, ai shënoi 2 pikët që i dhanë suksesin skuadrës teksane.

Oklahoma City Thunder merr kryesimin 2-1 në përballjen me Dallas Mavericks, duke e mundur skuadrën teksane në fushën e tij, 131-102. Kevin Durant me 34 pikë, 3 asist e 7 topa në tabelë dhe Westbrook me 26 pikë e 15 asist ishin basketbollistët më të mirë për Oklahomën.

Në ndeshjen tjetër të “playoff”-it, Indiana Pacers humbi sërish ndaj Toronto Raptors këtë radhë 85-101, duke i dhënë mundësinë skuadrës kanadeze të marrë kryesimin e serisë së ndeshjeve në 2-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA