Euro 2016, FSHF: Ja axhenda parapërgatitore e kombëtares
22/04/2016 18:55
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar axhendën e kombëtares gjatë periudhës së parapërgatitore të Europianit “Francë 2016”.
Kështu, sipas një njoftimi për shtyp, kombëtarja do të grumbullohet më 23 maj në Austri, ku do të zhvillojë një minifazë përgatitore dhe më 29 të të njëjtit muaj do të luajë atje miqësoren e parë kundër Katarit.
Më pas kuqezinjtë do të udhëtojnë për në Bergamo të Italisë, ku më 2 qershor, në stadiumin “Attleti Azzurri” do të luhet miqësorja e dytë kundër Ukrainës.
“Më 6 qershor, kombëtarja do të niset për në Peros Guirec të Francës, që do të jetë rezidenca zyrtare e kombëtares gjatë europianit”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar.
Top Channel