Vlorë, rruga Trans-Ballkanike, protesta për dëmshpërblimet

21/04/2016 00:00

Banorët e prekur nga ndërtimi i rrugës Trans-Ballkanike në Vlorë kanë organizuar një protestë ditën e enjte pasi janë të pakënaqur me dëmshpërblimet e dhëna për ndërtesat e prishura.

Të pranishëm, në mbështetje të banorëve, kanë qenë edhe dy deputetët e Partisë Demokratike, Paloka si dhe Liliana Elmazi.

Paloka është shprehur se qeveria është duke grabitur këta banorë. Ndërsa, deputetja e Vlorës, Elmazi i ka bërë thirrje kryeministrit të vijë të takojë banorët, si dhe të ndërtohet një pallat ku ata të strehohen.

“Rama ka 14 milionë euro për bileta udhëtimesh dhe nuk paguan sa duhet dëmshpërblimin për këta njerëz”, u shpreh Elmazi.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel