Thellohet kriza në Maqedoni. Kushtet e Zaevit anulojnë takimin e Vjenës

21/04/2016 14:35

Takimi i Vjenës, i thirrur nga komuniteti ndërkombëtar për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni, nuk do të mbahet.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç. Jo zyrtarisht, mësohet se shkak për anulimin e takimit të së premtes midis katër liderëve politikë nga Maqedonia, janë bërë kushtet e kryetarit të LSDM-së opozitare, Zoran Zaev.

Ky i fundit, një ditë më parë kushtëzoi pjesëmarrjen e tij në takim me terheqjen e vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për falje dhe me shtyrjen e datës së zgjedhjeve të parakohshme të caktuara për në 5 qershor.

Top Channel