
Policia britanike ka konfirmuar se avioni i “British Airways” ishte goditur nga një dron i cili po fluturonte rreth 520 metra lartësi dhe që ishte ngritur në afërsi të Richmond Park.
Avioni i kompanisë “British Airways” që po mbërrinte nga Gjeneva me 132 pasagjerë në bord dhe 5 anëtarë ekuipazhi, u godit nga një dron ndërsa po i afrohej aeroportit Heathrow të Londrës.
Edhe pse ende nuk ka asnjë të arrestuar, policia tha se rasti po hetohet si një shkelje e rëndë e rregullave të fluturimit që mund të kishte përfunduar me dhjetëra e qindra jetë të humbura.
Rregullat për dronët nga Autoriteti i Aviacionit Civil specifikojnë qartë se pajisjet me telekomandë nuk duhen “humbur nga syri” i personit që i kontrollon, kjo do të thotë se nuk duhet të kalojë “kufijtë” e 500 metra vijë horizontale dhe 12 metra lartësi.
Piloti i avionit ishte i pari që raportoi për një objekt që goditi kabinën e avionit dhe sipas tij, bëhej fjalë për një dron. Pas uljes, që u bë pa asnjë problem, autoritetet kontrolluan avionin dhe thanë se mund të vazhdonte punën pasi nuk kishte asnjë dëmtim.
Top Channel