Brazil, thellohet kriza. Vendi mbërthehet nga protestat

19/04/2016 00:00

Brazilianët ndihen të shqetësuar nga thellimi i krizës politike ne vend, pasi Presidentja Dilma Rousseff e humbi votimin ne dhomën e ulët të Parlamentit për nisjen e procedurave të largimit të saj nga posti.

Sondazhet e ligjvënësve besojnë se opozita i ka votat e nevojshme për të fituar shumicën në senat muajin e ardhshëm e për të hapur gjyqin kundër Rousseff. Shumë banorë në Rio de Janeiro thanë se ishte koha e duhur që Rousseff të largohet nga drejtimi i vendit.

“Arsimi është i dështuar, nuk ka investime në spitale, policia është në grevë, mjekët në grevë, avokatët në grevë. Pra, diçka duhej bërë, kishte ardhur koha. Nëse Rousseff do të qëndronte më gjatë në pushtet, situata do të ishte përkeqësuar”, tha një qytetar.

Nëse Rousseff do të shpallet fajtore, postin e saj do e marrë zv.presidenti Michel Temer i cili do të mbajë mandatin deri në vitin 2018 .Por, qeveria Rousseff, thotë se nuk ka ndërmend të dorëzojë kaq lehtë frenat e vendit, duke thënë se do të luftojë në disa fronte.
 
Përkrahësit e Rousseff do të organizojnë protesta në rrugë kundër akuzave, duke kërkuar që të sigurojnë vota në senat për të bllokuar gjykimin. Kjo luftë akuzash vjen në periudhën e krizës më të thellë të Brazilit që nga viti 1930,e cila ka ndarë popullin me 200 milionë banorë me thellë se në çdo kohë .

Mbi Presidenten e parë femër të Brazilit rëndojnë akuza korrupsioni dhe se ka zhytur vendin në recesion të thellë ekonomik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA