Mozaiku i kryeqytetit dëshmon që Tirana ka patur vendbanim që në shekullin e dytë, dhe është një ndër më të vizituarit nga turistët e huaj, por edhe nga vendasit. Megjithëse rrjeti i monumenteve të kulturës mbetet ende masivisht i paeksploruar.
“Është vetë kalaja e Petrelës, kalaja e Prezës, e Dorzit, e Tujanit, e Dajtit. Janë disa monumente kulture që brenda një guide turistike të jetë një shtysë e mirë për të zhvilluar turizmin dhe brenda në kryeqytet”, tha Olsi Plasa, përgjegjës i sektorit Tiranë DRKK.
Prioritet ky që fillon që fillon me ndjeshmërinë ndaj monumenteve të kulturës, restaurimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Por edhe ndërtimin e një guide zinxhir të kalave, jo vetëm në Tiranë, por edhe në gjithë Shqipërinë.
“Kalatë tona kanë histori sepse përmbajnë shumë periudha të ndryshme. Domethënë përmbajnë periudhën e hershme, periudhën ilire, periudhën romake dhe të fundit, periudhën mesjetare, ka një histori që ka cfarë të tregohet në atë lloj kalaje”, tha Plasa.
Top Channel