Koni: Më thanë ‘tërhiqu nga gara’; dëshmon profesori, por nuk përmend Shullazin

18/04/2016 15:20

Në dosjen e prokurorisë është administruar edhe dëshmia e profesor Mynyr Konit, si kandidat për rektor në Universitetin e Tiranës. Policia dhe prokuroria kanë pyetur profesor Konin, i cili ka pranuar se është kërcënuar, por se nuk i njihte personat që e kanë kanosur.

Po ashtu hetuesit kanë pyetur edhe Gilmando Danin dhe Emiliano Shullazin, që kanë këmbëngulur se nuk kanë dijeni për këtë çështje.

Top Channel disponon dëshminë e profesor Konit, i cili ka shpjeguar se ka qenë duke u kthyer në banesën e tij kur një makinë i ka dalë përpara dhe një person brenda saj e ka urdhëruar të hipë.

“Personi hapi derën papritur përgjigje dhe sapo hipa në makinë më tha ‘ti nesër do japësh dorëheqjen nga kandidimi për rektor’. Unë në këtë moment jam ndjerë i kërcënuar, por megjithatë i thashë se do mendohem njëherë deri nesër. Pas kësaj ky person mu drejtua me ton të lartë e në mënyrë urdhëruese më tha ‘ti do japësh dorëheqjen tani’”, thotë Koni në dëshminë e tij.

Profesori shpjegon se nuk mban mend asnjërin nga kërcënuesit dhe se e vetmja gjë që i kujtohet është lloji i automjetit, tip “Mercedes”.

Koni ka thënë se ka marrëdhënie të mira me rivalen e tij për rektoratin e Universitetit të Tiranës dhe se nuk ka patur asnjëherë konflikt me Klodeta Dibrën.

Top Channel tentoi të komunikojë me të, por nuk e gjeti në banesë. Ndërkohë që ftesës për të marrë pjesë në emisionin “Top Story”, profesor Koni iu përgjigj se, “nuk mund të jem i pranishëm për shkak se vazhdoj të jem i tronditur nga ngjarja që ka ndodhur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA