Tritol një automjeti në Sarandë

17/04/2016 11:00

Në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një shpërthim në rrugën “Gjergj Arianiti” të qytetit të Sarandës.

Mësohet se një automjeti Mercedes me targë AA 894 BJ, në pronësi të shtetasit me iniciale S.V. i është vendosur një sasi e vogël me lëndë plasëse.

Në kohën kur ka ndodhur ngjarja automjeti ka qenë i parkuar dhe për pasojë është dëmtuar vetëm pjesa e përparme e tij.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA