Shkodër, arrest me burg për pjestarin e grupit të minave

16/04/2016 09:20

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Nadir Shirokën, pjesë e grupit kriminal që përgatiste bomba me telekomandë.

Shiroka u arrestua dy ditë më parë, pasi rezulton të jetë personi që përgatiste e montonte minat me telekomandim, që u kapën më 26 mars në një operacion ku në pranga ranë edhe tre persona si dhe një sasi mjetesh shpërthyese si dhe një snajper.

Pas kontrollit në banesën e shtetasit Nadir Shiroku, u gjetën gjithë pajisjet e laboratorit artizanal të cilat, sipas policisë, kanë shërbyer për përgatitjen e minave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA