PBDNJ, Dule: Ligj për përcaktimin e minoriteteve

16/04/2016 00:00

Këshilli i përgjithshëm i OMONIA-s është mbledhur këtë të shtunë për të diskutuar në lidhje me situatën e minoriteteve në Shqipëri, e veçanërisht të atij grek.

Në emër të këtij këshilli, kryetari Vangjel Dule paraqiti nevojën për miratimin e një ligji integral për minoritetet, që duhet të sjellë edhe një regjistrim të popullësisë.

“Është një kërkesë sistematike nga ana e BE, por nga ana tjetër është edhe një trajtim me indiferencë dhe hipokrizi nga strukturat shtetërore. Ligji duhet të përcaktojë qartë, dhe kësaj duhet t’i paraprijë një regjistrim të popullsisë, kush janë minoritetet në vendin tonë, ku jetojnë dhe sa janë ata. Pa një proces të tillë asnjëherë nuk mund të jemi në gjendje si shtet që të garantojmë statusin e të drejtave të tyre”, deklaroi Dule. 

Top Channel