Ngjarjet tek liqeni, PD: Përgjegjës ministri Tahiri dhe Ervin Hodaj

16/04/2016 00:00

Partia Demokratike bën përgjegjës ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtorin e policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, për ngjarjet e 28 marsit, tek Liqeni Artificial, gjatë protestës së opozitës.

Gjykata e Apelit e ka shpallur të paligjshëm dënimin e kreut të PD-së në degën nr.5, Ndriçim Babasi, duke e quajtur so një grabitje me forca speciale të armatosura.

“Partia Demokratike bën përgjegjës Saimir Tahirin dhe Drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj për urdhërimin dhe organizimin e këtij terrori të paligjshëm, dhe i siguron ata se do të japin llogari para ligjit. Llogari të bëra gabim, pasi PD, opozita dhe qytetarët nuk tremben dhe nuk tërhiqen asnjë milimetër nga qëndrimi në mbrojtje të ligjit, në mbrojtje të pasurisë së përbashkët që është Parku i Liqenit. Ndriçim Babasi u grabit me forca speciale e të armatosura mesditën e 28 marsit në një bar të Tiranës, bashkë me një grup të rinjsh aktivistë të Partisë Demokratike, studentë, mjekë e dentistë, të cilët u tërhoqën zvarrë me dhunë, me një akt të paligjshëm, të urdhëruar politikisht”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Opozita e quan ndalimin e 28 marsit si një ushtrim terrori ndaj opozitës dhe kërcënim ndaj qytetarëve.

Top Channel