Eksploziv në garazh 37-vjeçarit, dyshohet për konflikte të vjetra

16/04/2016 00:00

Një konflikt i vjetër mendohet të jetë shkaku i vendosjes së një sasie të vogël eksplozivi në garazhin e një 37-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, në rrugën “Llambi Bonata” në kreyqytet. Në garazhin e G. Sh, banues në Itali është dëgjuar një zhurmë shpërthimi.

Pas mbërritjes së ekspertëve xhenierë është konstatuar se në tokë, poshtë derës së pasme të pasagjerit është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme të vogla materiale të pjesëve plastike të derës së pasme të pasagjerit dhe të shasisë të automjeti tip “Audi”, në pronësi të këtij shtetasi.

“Nga hetimet paraprake, dyshohet që shkak i kësaj ngjarje të jetë një konflikt i vjetër”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së kryeqytetit, teksa po punohet për identifikimin e autorëve.

Top Channel